Aktualitet

“Kush braktis sistemin…”/ Majko: Koha të ndryshojmë Kushtetutën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:52 - 03/10/19 |
mapo.al

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se ka ardhur koha për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutës.


Duke dënuar rëndë vendimin e opozitës për të braktisur jetën parlamentare, ministri Majko tha se një ndër ndryshimet në Kushtetutë duhet të jetë edhe fakti se kush braktis sistemin, duhet të paguajë edhe me ekzistencën legale.


“Edi Rama mund të jetë problemi i opozitës, por i pamjaftueshëm si problem. Çdo njeri që blen votat do të mbetet i tillë gjithmonë. Pjesëmarrja në sistem është e vetmja rrugë për zgjidhje. Ka ardhur koha për të diskutuar ndryshimin e Kushtetutës, ku mes të tjerash të jetë edhe parashikimi se kush braktis sistemin duhet të paguajë edhe me ekzistencën legale. Kush mendon se politika është vetëm për të përfituar kufizon veten”, u shpreh Majko gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.




Etiketa: , ,

Pas