Është caktuar gjyqtarja që do të marrë në shqyrtim masën e sigurisë për qytetarët e arrestuar pas protestës së zhvilluar në Kukës.
Ajo do të jetë Alma Ahmetaj, ndërsa seanca pritet që të fillojë në orën 13:00.
Dhjetëra protestues janë grumbulluar ndërkohë në ambientet e jashtme të drejtorisë së Policisë në kryeqytet.
Mes tyre gjenden dhe deputetë të opozitës, ndërsa policia ka kaluar në gjendje gatishmërie, pasi pritet përshkallëzim i protestës.