Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, tek Kryesia e Kuvendit.
Situata e fundit politike, protestat dhe Ministri i ri i Brendshëm, pas dorëheqjes së Lleshajt, besohet se janë shqetësimet që po ndahen mes Ramës dhe Ruçit.
Ministri i ri i Brendshëm, është një zgjedhje jo e lehtë, duke pasur parasysh tensionin e krijuar. Ai ose ajo nuk mund të jenë njerëz me profil të lartë politik, dhe përfaqësues të spikatur të Rilindjes.
Pasuesi i Lleshajt do të duhet të jetë dikush me pak ngarkesë partiake, mundësisht i pakontestueshëm. Kjo duke pasur parasysh edhe zgjedhjet që vijnë pas 4 muajsh.
Deri tani është folur shumë se një zonjë mund të vijë në atë post delikat.
Dhe kanë qarkulluar plot emra.
Megjithatë, besohet se emri do të mësohet shpejt, pasi Rama nuk ka kohë për të humbur, duke patur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet Ministria dhe Policia pas revoltave të fundit.
Më herët sot, duke iu përgjigjur sërish thirrjes së protestuesve për t’u mbledhur sonte në darkë, dhe kërkesave të tyre për largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rama u shpreh se nuk do të lejohen të tilla trazira, dhe se Veliu nuk preket.
LEXO EDHE:
Vrasja e të riut – Rama: Ta harroni shkarkimin e Ardi Veliut