Ish-ministri Ylli Manjani dhe gazetari Arian Cani jane perfshire ne nje debat ne emisionin “Studio e Hapur” mbremjen e sotme, nese kjo qe po ndodh me ministrin e Brendshem Fatmir Xhafaj, eshte edhe lufte brenda PS.
Manjani: Kjo është analizë që vjen nga fakte te pavërtetueshme.
Eni Vasili: Që është një letër e futur nga Rama…
Cani: Duhet ta shtensionoje ti biseden ketu qe je dhe ish minister
Manjani: Une nuk ja kam kursyer kritikat ambasadorit amerikan dhe vazhdoj ta kritikoj sa kohë futet në cështjet e politikës së brendshme.
Cani: I fortë je vallai.
Manjani: S’kam ndonjë problem unë me të.
Nga studio: Paske frike ti?
Cani: Të gjithë duhet të kemi frikë more je në terezi ti?
Manjani: Se s’është ashtu sic shitet kjo, interesi amerikan për cështjet e narkotrafikut ka qenë kristal i qarët, trafiku ndërkombtar i drogave të forta në 27 vjet, asnjëherë nuk tolerojnë. Por kanabisi ka qenë cështje e Republikës së Shqiperise, politikes shqiptare, s’ka qene prioritare per amerikanet se ata kanë axhendën e tyre, për ambasadorin amerikan, për kanabisin po them se the se s’ka fol, atëherë pse duhet të flasi kur nuk i intereson? Kjo është cështje shqiptare o e zgjidhim ose rrimë nuk flasim.
Eni Vasili: “Sipas teje kush e kërkon kokën e Fatmir Xhafës? A është tërësisht betejë opozitare, apo ka diçka tjetër përtej kësaj?”
Manjani: “Është betejë e opozitës, është gjest publik i domosdoshëm, nëse opozita s’do e bënte këtë gjë do bënte krim. Në kuptimin e standartin e të bërit politikë. Kjo është çështje e rëndësishme, çështje morali, e politikës, e së drejtës. Nuk e përjashtoj edhe luftën e brendshme brenda PS. Nuk dua të spekuloj. Nuk është e rëndësishme kjo gjë. Kur ministrat e Brendshëm, përkëdhelen nga kryeministri dhe që lidhjet e narkotrafikut me ministrinë e Brendshme nuk kanë qenë asnjëherë tjetër siç janë tani, këto sigurisht që nuk shkaktojnë gjithmonë reagime pozitive brenda PS-së. Socialistët nuk janë budallenj, edhe ata i shohin këto gjera, sigurisht që edhe brenda tyre ka pakënaqësira.”
Vasili: “Ka thashetheme korridori, mediatike që mund të jetë dora e ish-ministrit Tahiri mbrapa kësaj?”
Manjani: “Nuk dua të spekuloj. Besoj se Tahiri ka halle të tjera në këto kohë dhe nuk i ka të vogla. Këtë avantazh dua t’ja lë opozitës shqiptare që e ka denoncuar dhe është një gjë që duhet pranuar ashtu sikurse është”.
***
Cani: Unë nuk di që Rama lë gjurmë. Këtu do jemi, Rama mund ti lëshojë të gjithë s’e nuk lë gjurmë
Strazimiri: E marrin me vete
Cani: Këtë do e shohim, ndryshe nga gjithë dynjaja asnjëherë Rama nuk implikohet në një bisedë, nëse me jep një provë të kundërt unë tërhiqem.