ShowBizz

“Kush e ngre Encën në krik?”/ Enca: Trejsi meriton kryq






               Publikuar në : 11:32 - 16/06/19 |
mapo.al

Këngëtarja Enca Haxhia, e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin”, i ka kthyer publikisht përgjigje modeles Trejsi Sejdini për komentet jo etike të bëra karshi saj pak kohë më parë në një tjetër emision.


“Nuk ka lezet që një vajzë të flasë ashtu. Meriton një kryq.Pastaj janë ata njerëz që ftojnë njerëz për të dalë kundra meje, vetëm sepse nuk i kam shkuar në emision”-tha Enca pasi u pyet për këtë çështje nga Ermal Mamaqi, duke komentuar kësisoj edhe moderatoren Roza Lati.

Kujtojmë se Trejsi Sejdini, e ftuar në emisionin “Why Not”, tha: “Sa është një Encë janë tre Trejsa të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre në krik Encën e shkretë…”


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas