Trifon Murataj, pronari i kompanisë “Zico” të “Banaking” vijon që të jetë në kërkim për kokainën që u kap brenda kontejnerëve të tij me banane që ishte nisur nga Ekuadori. Por si u zbulua?
Partnerët, DEA ka sinjalizuar, autoritetet shqiptare që të kontrollojnë kontejnerët me banane pasi kishin informacion se brenda kishte fshehur drogë.
Anija është nisur nga Ekuadori, ka ndaluar në Cristobal, port në Panama, më pas në Greqi dhe si përfundim ka shkuar në Goia Tauro në Itali dhe ka mbërritur në fund në portin e Durrësit.
Në të gjitha këto porte nuk është ndërhyrë. Është pritur destinacioni final. Por edhe në portin e Durrësit, kokaina arriti që të kalonte.
Dy punonjës të skanerit u arrestuan pasi “nuk e panë” kokainën. DEA ka qenë vazhdimisht në ndjekje të kësaj kompanie pas kokainës që është gjetur disa herë brenda kontejnerëve të saj.