Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas publikimit në media të listës së pagave për 631 mijë qytetarë.
Sot u bë publike një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagës, e cila u shpërnda në Whatsapp.
Duke marrë shkas nga ky skandal, prokuroria po verifikon burimin e listës. MAPO nuk e publikoi këtë listë me qëllim ruajtjen e privatësisë së personave në fjalë.
Kujtojmë se disa muaj një tjetër skandal u publikua në media ai i patronazhistëve, i cili jepte informacione lidhur me bindjet partiake, numrin e ID të qytetarëve, numrin e tyre të telefonit dhe të tjera të dhëna private.