Aktualitet

Kush e shoqëroi Ramën në takimin me Merkel? Enigma e ambasadorit






               Publikuar në : 19:43 - 13/09/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë në Berlin, ku siç është mësuar, ka takuar kancelaren Merkel, kryetarin e Bundestagut , Wolfgang Schauble, etj. Nga fotot dhe pamjet filmike që ka shpërndarë vete Kryeministria, vihet re se Rama shoqërohet në këto takime nga ministri në detyrë Gent Cakaj dhe nga drejtori për mediat, Endri Fuga. Në takimin bilateral Rama-Merkel ka munguar ambasadori i Shqipërisë në Gjermani, Artur Kuko.


Portali “Lapsi.al” raporton se kjo është një praktikë e Ramës për të shmangur ambasadorin tonë Gjermani.



“Kjo praktikë e zakonshme diplomatike po thyhet për herë të dytë. Rama e bëri një provë gjatë takimit me Merkelin në samitet e vendeve Ballkanike, kur u shoqërua nga Spiropali dhe Cakaj dhe tani për herë të dytë kur e shmangu ambasadorin për të futur në zyrën e Kancelares vetëm idhtarët e tij të besuar Fuga e Cakaj. Thyerja e një praktike të tillë, e denjë për regjimet autoritare dhe paranojake nuk është parë mirë në kryeqytetin gjerman”, tha në një burim në kushte konfidenciale.

Foto: Artur Kuko

“Duket se zoti Kuko, një nda diplomatët më të njohur të karierës në Shqipëri, që ka punuar nga të gjitha qeveritë nuk është i “barkut” të Rilindjes, ndaj Rama nuk pati besim tek ai për ta bërë pjesë të takimeve.

Një lëvizje e tillë, që përsëritet për herë të dytë ka lënë një shije të keqe edhe në Berlin, jo vetëm se ajo flet për metodat autoritare me të cilat operon qeveri shqiptare, pa pyetur për rregulla, por edhe sepse ajo tregon se kryeministri përpiqet ti mbajë të fshehta porositë e Merkel, duke dëshmuar se do ti përdorë takimet vetëm për propaganda”, shkruan Lapsi.al.

*Pamjet e takimit Merkel-Rama transmetuar në ERTV


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas