Aktualitet

Kush e shtyu 1 Tetorin, kush po mban në këmbë 5 Qershorin?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:11 - 29/09/20 |
Mapo.al

Me 1 Tetor, në seancën parlamentare, ishte parashikuar që mazhoranca të votonte ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor, pas ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës.


Po ashtu, do të votohej edhe një draft i ri i rilindjes, lidhur me një formulë për hapjen e listave, që në fakt i mbante ato të mbyllura.


Do të kalonin në Kuvend, disa ndryshime që shkelnin marrëveshjen e 5 Qershorit mes qeverisë dhe opozitës, e po ashtu do të miratoheshin ndërhyrje për të favorizuar në zgjedhje palën në pushtet e për të penalizuar opozitën, siç qe ndalimi i koalicioneve.


Po mesa duket, Rama e ka ndalur ngarendjen dhe seanca është shtyrë.


Prej ditës së parë kur ai e hodhi në kosh 5 qeshorin, presioni i ndërkombëtarëve ka qënë i pranishëm, po jo aq sa për ta shkurajuar Ramën.


Ambasadorët kryesorë këtu që ishin garant të paktit zgjedhor, nuk e kundërshtuan në mënyrë energjike këtë aventurë të kryeministrit.

Diçka ka ndodhur derisa ai dje dha sinjalet e tërheqjes. Me siguri ka patur telefonata të rëndësishme dhe fjali të forta ndaj tij. E gjitha nisi pas vizitës në Berlin, ku Rama nuk u prit nga asnjë zyrtar i lartë.

Duhet përmendur se meritë ka edhe Opozita e cila në çdo çast pati ofertë dhe propozim me shkrim dhe nuk e bojkotoi Këshillin Politik edhe pse u provokua në mënyrë të përsëritur.

Dhe ja ku jemi. Ambasadorja Kim e tha e para dje se ishte lajm i mirë që qeveria kishte vendosur të shqyrtonte draftin e opozitës. Këtë moment e sjell sot me mjeshtëri Bujar Kapexhiu në punimin për gazetën Mapo.

Kapexhiu nuk harron të sjellë parashikimin për fatin që do të kenë autorët e krimeve elektorale dhe kjo dallohet në uniformën e përfaqësuesit të mazhorancës.


Etiketa: ,

Pas