Kryeministri të jepte përshtypjen e një njeriu të paditur teksa fliste për arrogancën dhe implikimin e segmenteve të policisë së shtetit në trafiqe, krimin e organizuar apo thyerjes së etikës në raport me qytetarët. Dukej sikur sapo ka ardhur në detyrë dhe objektivi i tij është të çrrënjosë çdo fenomen negativ që ka ngërthyer keqaz shoqërinë shqiptare. Për dikë që se njeh ishte një fjalim frymëzues, shpresëdhënës se tashmë gjërat do lëvizin ndryshe me ardhjen e “kryeministrit të ri”, dhe lesh e lija që la pas “kryeministri vjetër” do marrë fund.
E megjithatë, për ata qe nuk e dinë, ai që fliste në takimin me drejtues të policisë së shtetit është i njëjti shef qeverie këtu e tash tetë vite. Mbi supet e tij rëndojnë jo pak mëkate, të vështira për t’u larë jo në 100 ditë siç premtoi por dhe në 100 muaj po të dojë.
Ai është kryeministri që e ka përdorur policinë e shtetit si vegël për të përmbushur objektivat elektorale, borxhet politike apo dhe financiare të miqve të tij që nuk njihen fort si adhurues të ligjit. Eshtë i njëjti Ramë i vitit 2015-2017 që e cilësonte Sajmir Tahirin si kapitetin e luftës kundër krimit, ndërsa del se kishte inkriminuar strukturen deri në qelizë.
Eshtë i njëjti kryeministër që ka shkelur çdo ligj e rregull për të rekrutuar militantë në policinë e shtetit, të cilët më pas ja shpërblejnë duke punuar fort si patronazhistë në zgjedhje. Po i njëjti i cili bëhet mburojë për gënjeshtrat e dyshimta të Ardi Veliut si ajo e ngjarjes së 21 prillit në Elbasan. Po i njëjti që si policë për ta mbrojtur përdor bandat që komunikojnë me radiot e policisë.
Në këto kushte, polici i thjeshtë e ka shumë të vështirë të bëjë detyrën e tij. Atij i kërkohet të rrijë urtë, sepse në rast të kundërt nuk i fluturon vetëm kapelja.
Rasti i Dritan Zaganit flet më së miri për këtë, kur bandat e narkotrafikut iu lëshuan dhe e burgosën për faktin e thjeshtë sepse guxoi të kundërshtojë. Policit të thjeshtë i kërkohet që të sigurojë dhe dhjetë apo 15 vota të fisit për rilindjen. Ja kërkon shefi, ai i emëruari prej ministrit apo drejtorit që i thuren lavde si kampion në luftën me krimin, por është çështje kohe deri sa ti dalë emri si implikuar në aferat e drogës apo të tjera trafiqe.
E mbani mend fushatën e Minisitrit Çuçi në Gjirokastër. U vu nën alarm e gjithë policia shtetit, për faktin e thjeshtë se mund të mbetej pa mandat. Rezultati… nga 24 mijë vota që mori gjithsej PS, 12 mijë shkuan si vota personale të tij.
A nuk është ky një rast i përdorimit të pastër të policisë! Mos harrojmë se ky qark është cilësuar si një nga hambarët e kultivimit të drogës dhe askush mos ketë dyshime se narkotrafikantët janë bërë njësh me policinë për të siguruar mandatin e kryeministrit.
Edi Rama është i pafuqishëm të përballet me krimin. Mund të bëjë sikur arreston, apo shkarkon ndonjë polic “pemëthyer” por kurrsesi ata me të cilët është në borxh.
Ashtu siç nuk arrestoi dot Sajmir Tahirin, por u bë barrikadë në mbrojtje të imunitetit të tij.
Ashtu siç përkëdhel me pendën e drejtësisë drejtorët e antitrafikut që lihen në arrest shtëpie. Ashtu siç nuk shkarkon dot me vettingun e stisur prokurorët që i shtrojnë tapete dhe fshehin prova.
Ashtu siç mbyll sytë para pastrimit të parave që bëhet në qendrat e qyteteve.
Të gjithë këta janë pazëllat që ndërtojnë mozaikun e pushtetit të tij. Drama me emrin “propaganda” duket do vazhdojë dhe për një sezon tjetër katër vjeçar. Gjithkush ta ketë të qartë, arrogancën qoftë në polici apo në çdo qelizë të shtetit e ushqen ai që është në krye të pushtetit. Ironikisht, kryeministri i vjetër që sapo ka veshur petkun e të sapozgjedhurit