Aktualitet

Kush e vrau Admir Murataj? Gjykata i kërkon Prokurorisë prova shtesë






               Publikuar në : 11:30 - 16/04/19 |
mapo.al

Gjykata për Krime të Rënda i dha kohë 2 javë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratit, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së sotme. Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.


Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00. Kujtojmë se Muarataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të viteve 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit të këtij viti me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

Kujtojmë se familjarët e Muratajt kanë ngritur pretendime se vëllai i tyre nuk është vrarë nga Policia, por është qëlluar nga grabitësit e tjerë, që kanë qenë pjesë e ngjarjes së të martës së kaluar.

Derimë tani vetë Policia nuk ka bërë një deklaratë të plotë për ngjarjen, ndërsa nuk është gjetur as predha me të cilën u qëllua Murataj. E vetmja gjë që është thënë përmes burimeve është se viktima e ka marrë plumbin në syrin e tij të djathtë.

Identifikimi I Muratajt u krye një ditë pas ngjarjes në morg nga ana e bashkëshortes së tij, ndërsa varrimi u krye dy ditë më pas në vendlindjen e tij në Tropojë.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas