Aktualitet

Kush e vrau Armando Beqirin? Shqiptari mohon akuzat, dy pistat e hetimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:31 - 22/02/21 |
mapo.al

Shqiptari i dyshuar për vrasjen e Armando Beqirit në Islandë ka mohuar akuzën e vrasjes. I arrestuari rreth 40-vjeç, sipas mediave në Reikjavik ka deklaruar para hetuesve se nuk është i përfshirë në ngjarjen e së shtunës së kaluar.





“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen” ka deklaruar ai, shkruajnë mediat islandeze.


Por kush e vrau shqiptarin?





Sipas raportimeve, ekzistojnë dy pista. “E para mund të jetë një vrasje e urdhëruar, e dyta nëse mund të ketë pasur ndonjë armiqësi mes dy personave” thuhet në një artikull islandez.



Autoritetet islandeze vijojnë hetimet, ndërsa një provë kyçe pritet që të jetë edhe telefoni i viktimës, teksa pritet që të “zbërthehet” për të analizuar komunikimet që ka pasur Armando Beqiri.


Deri tani janë arrestuar 10 persona nga 7 shtete, autori kryesor si i dyshuar për vrasjen është një shqiptar.

Lexo edhe :  Ekzekutoi Armando Beqirin në Islandë, autori: E bëra për arsye personale

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Shqiptari që kishte disa vite në Islandë, sipas mediave bazuar te informacionet nga policia nuk kishte konflikte.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas