Aktualitet

Kush e vrau ish-deputetin Pashko Ujka?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:22 - 30/11/21 |
mapo.al

Ende nuk ka një autor për atentatin e ndodhur mbrëmë në Shkodër, ku mbeti i vrarë ish-deputeti Pashko Ujka.






Policia ka marrë në pyetje disa persona si dëshmitarë të ngjarjes por nuk ka ende të ndaluar.


Pashko Ujka i cili ka mbajtur dhe postin e kryetarit të komunës Velipojë u ekzekutua mbrëmjen e 29 nëntorit 2021.







Autori ende i paidentifikuar ka qëlluar me silenciator në një lulishte afër Kishës Ortodokse në Shkodër.




Një nga pistat e hetimit është dhe detyra që viktima ka kryer si kryetar i Komunës Velipojë ndërkohë familjarët kanë mohuar se është sulmuar më herët dhe që ka pasur borxhe.



Mësohet se paraditen e sotme grupi hetimor është rikthyer në vendin ku ndodhi atentati për të gjetur ndonjë provë që mund të çojë në zbulimin e autorit/ve të atentatit.

Lexo edhe :  Pas pistave të para, reagojnë familjarët: Ujka s’ka pasur konflikte

Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë përreth dhe pamjet e tyre do verifikohen.

Në vitin 2005 Pashko Ujka është zgjedhur deputet me aleancën demokratike ndërsa në 2007 ka kaluar me Partinë Demokristiane.

Në vitet 2008-2009 ai ka qenë pjesë e grupit parlamentar të PD.

Në vitin 2016, Pashko Ujka ka kërkuar në Gjykatën Administrative shfuqizimin e dënimit të vendosur ndaj tij me gjobë nga Inspektoriati Shteteror i Mjedisit Pyjeve dhe Ujërave, Dega Rajonale Shkodër, por kjo kërkesë e tij është hedhur poshtë nga togat e zeza.

15


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas