Një aksident i rëndë u shënua këtë mbrëmje në Vlorë. Nga aksidenti ka mbetur e vdekur Anxhela Çapo, 23 vjeç.
Ndërsa mësohet se shoqja e saj, Silvana Muho, 22 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se 23-vjeçarja Çapo, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur fillimisht me trafikndarësen, e më pas duke përfunduar në kanal.
Përplasja ka rezultuar fatale për 23-vjeçaren Çapo, e cila raportohet se ndërroi jetë në vend.
Mapo ka siguruar edhe foton e viktimës.
LEXO EDHE:
Aksident në Vlorë – Humb jetën 23-vjeçarja, plagoset rëndë shoqja e saj
1
Etiketa: aksident, Video, vlore