Anthony Albanese mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Australisë. 59-vjeçari me nofkën “Albo” ka fituar reputacion si mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, si një avokat i komunitetit LGBT, republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.
Sipas BBC, Albanese është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti. Ai besonte se babai i tij kishte vdekur para se ai të lindte, por kur ishte adoleshent mësoi nëna e tij në fakt kishte mbetur shtatzënë me një burrë të martuar, gjatë një udhëtimi në Europë.
Tre dekada më vonë, ai udhëtoi drejt Italisë, ku gjeti babain, Carlo Albanese dhe vëllezërit e tij. Albanese u nda nga gruaja e tij në vitin 2019, pas 19 vitesh martesë, ndërsa tashmë është nën shoqërinë e partneres së tij, Jodie Haydon.

Ai ka qenë deputet për 25 vjet. Në vitin 2007, kur laburistët erdhën në pushtet Albanese u bë ministër për Infrastrukturën dhe Transportin.
Kryeministri australian, Scott Morrison është larguar nga pushteti, pasi vendi ka zgjedhur qeverinë e parë laburiste në pothuajse një dekadë.
Kjo do të thotë se lideri laburist Anthony Albanese do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. /Liberale.al