Aktualitet

Kush është biznesmeni nga Kukësi që u gjet i pajetë në Tiranë (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:11 - 31/01/21 |
mapo.al

Naim Dedja quhet 58-vjeçari që u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në Tiranë. Me origjinë nga Kukësi, Dedja u gjet i pajetë në magazinën e firmës së tij.





58-vjeçari ishte importues ekskluziv i markave kosovare të pijeve, gjithashtu president i “Lindi Al”.


Identiteti i tij zbulohet nga faqja në Instagram, “Kukësi Jonë”, e cila bën gjithashtu të ditur se Dedja ishte një bamirës i njohur i zonës.




Deri më tani dyshohet se 58-vjeçari ka humbur jetë për shkaqe natyrale.


 


View this post on Instagram

 

A post shared by Kukesi Jone (@kukesi.jone.official)

Njoftimi i Policisë:

Më datë 31.01.2021, rreth orës 07:40, në autostradën Tiranë-Durrës, në magazinën e një firme është gjetur pa shenja jete pronari i firmës shtetasi N. D., 58 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas