Zgjedhja e presidentit ka nxitur përplasjen mes demokratëve. Drafti i prezantuar nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është kundërshuar nga Komisioni i Rithemelimt, duke e quajtur atë një marrëveshje mes tij dhe Ramës, si dhe një tradhti ndaj demokratëve.
Gazment Bardhi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku i drejton një pyetje asaj që e cilëson me ironi “opozitë e vërtetë’. Bardhi pyet për vilën 760 mijë euroshe, për të cilën pyet nëse është shitur apo nuk e ble kush. Më tej, ai aludon se Rama mban peng opozitën nëpërmjet kësaj vile të pajustifikuar.
“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo s’po ja ble askush? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!”’, shkruan Bardhi.