Aktualitet

Kush është Enver Jamaku, që fundosi bandën e armatimit në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:45 - 01/04/21 |
mapo.al

Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga shkatërrimi i bandës kriminale të armëve në Tiranë. Raportohet se banda kriminale, që kishte ngritur 18 baza armatimi me snajpera, anti-tanke, kallashnikovë dhe armë të tjera luftarake, u fundos nga njëri anëtar.





Bëhet fjalë për Enver Jamakun, i cili u arrestua për sulmin me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena, në Kamëz, ngjarje për të cilën u arrestua si porositës edhe Gjergj Cukali.


Pas arrestimit, Jamaku ka vendosur të bashkëpunojë me hetuesit, duke zbuluar gjithë anëtarët e bandës kriminale, që vepronte në Tiranë.





Ndërkohë, Enver Jamaku, së bashku me dy anëtarë tjerë të bandës, Sokol Gjurën dhe Edmond Jamakun, janë autorë të sulmit me armë ndaj avokatit Paulin Papleka, më 10 shtator të vitit 2017.

Lexo edhe :  Tjetër aksident në Tiranë, 46-vjeçarja përplas me makinë të moshuarin


Pesë ditë pas sulmit ndaj avokatit, më 15 shtator 2017, tre autorët i kanë hyrë në banesë Edmond Saraçit, ku kanë vendosur armën e zjarrit, një garantë dhe heroinë, dhe kanë sinjalizuar policinë në rrugë anonime.


Kështu, policia arrestoi në atë kohë si autor të sulmit ndaj avokatit Edmond Saraçin.

LEXO EDHE: 

Atentati në Kamëz – Mapo siguron dëshminë e Jamakut: Si u njoha me Cukalin

Zbulohen 18 baza armatimi, 5 të arrestuar dhe 2 në kërkim

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas