Aktualitet

Kush është Escobari i Azisë që dominon tregun 70 miliardë USD të drogës









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:30 - 24/01/21 |
mapo.al

Tse Chi Lop ishte në kërkim prej më shumë se një dekade. Ai konsiderohet si Escobari i Azisë, nisur nga shifrat marramendëse që qarkullon. Mendohet se dominon tregun e drogës në Azi, që kap shifrat e 70 miliardë dollarë në vit.



Por ndryshe nga Escobar dhe El Chapo, për Tse Chi Lop, dihet shumë pak.


Ai u arrestua mbrëmë në aeroportin kryesor të Amsterdamit, teksa tentonte të shkonte në Kanada, ku është edhe shtetas i këtij vendi.




Njeriu më i kërkuar në Azi, do të ekstradohet në Australi, ku ai është përgjegjës për futjen e më shumë se 70 përqind të narkotikëve në këtë vend.



Policia Australiane është shprehur se kjo është ngjarja më e rëndësishme e 20 viteve të fundit.


20 agjensi ishin përfshirë në kërkimin e tij.

Vitet e fundit mendohej se fshihej mes Makaut, Hong Kongut dhe Taivanit.

Vlerësohet se në vitin 2018, vetëm nga një lloj droge, metamfetamina, të ketë fituar 17 miliardë dollarë.

56 vjeçari nuk është i njohur në publik, dhe atij mezi i gjendet një foto.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas