Aktualitet

Kush është Fatmir Koleci, i dyshuar për vrasjen e Vladion dhe Esmeralda Filopatit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:05 - 25/02/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Rrëshen. Fatmir Koleci, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij Esmeralda Filopati, dhe vëllain e kësaj të fundit, Vladionin në oborrin e shtëpisë së tyre.


Burime për Mapo.al bëjnë me dije se autori Fatmir Koleci, ka qenë i dënuar me burg më parë, për dhunë në familje. Koleci njihej si një person problematik.



Më herët, Fatmir Koleci, i cili tashmë është në kërkim nga policia, ka tentuar të vrasë me mjet prerës Esmeraldën. Këtë të fundit, e kanë shpëtuar banorët e fshatit disa herë. Burime për Mapo.al bëjnë me dije se kjo ishte dhe arsyeja e divorcit mes çiftit.


Fatkeqësisht, Koleci ka rrëmbyer armën këtë mbrëmje dhe është nisur drejt banesës së ish-bashkëshortes e cila jetonte me vëllain.

Si ndodhi ngjarja?

Fillimisht Fatmir Koleci ka rrëmbyer armën e zjarrit dhe është nisur drejt familjes Filopati, ku ndodhej dhe ish-bashkëshortja e tij. Në derën e shtëpisë ka dalë vëllai i kësaj të fundit, Vladion Filopati, i cili është konfliktuar fillimisht me Kolecin, më pas ka dalë dhe Esmeralda e cila është përfshirë në konflikt.

Në këtë moment, Fatmir Koleci ka qëllaur me armë zjarri duke lënë të vdekur në oborr të shtëpisë fillimisht kunatin dhe më pas ish-bashkëshorten Esmeralda. Kujtojmë se viktima Esmeralda Filopati ishte nënë e tre fëmijëve.

LEXO EDHE: 

 

Vrasja e dyfishtë në Rrëshen, reagon Policia

Vrasja e dyfishtë në Rrëshen, Mapo mëson identitetin e viktimave, çfarë dyshohet

Të shtënat me armë zjarri në Rrëshen/ Krim i dyfishtë, viktimat vëlla e motër (Detaje)


Etiketa: , , , ,

Pas