Aktualitet

Kush është i riu që u plagos në Tiranë, autori i dyshuar Klajdi Kodra (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:15 - 27/05/21 |
mapo.al

Personi në foto është Reginaldo Kaçorri i cili u plagos pasditen e sotme në mes të Tiranës. Klajdi Kodra me origjinë nga Laçi dyshohet se është autori i plagosjes. Policia e ka shpallur në kërkim Kodrën së bashku me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kompleksit Dinamo






Si agravoi sherri deri në përdorimin e armës
19-vjeçari Reginaldo Kaçorri mësohet se po konsumonte kafe me shoqërinë në një lokal, ndërsa ka debatuar fillimisht me Kodrën i cili ishte në tavolinën ngjitur.


Më pas, ata janë konfliktuar edhe fizikisht ndërsa sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës nga Klajdi Kodra duke qëlluar drejt Kaçorrit.







Ky i fundit mori një plumb në bark dhe u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.



LEXO EDHE:



Plagosja në mes të Tiranës, Jaupaj: Qëlloi një person, kanë nisur hetimet

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas