Pas Durrësit, Shkodrës, Lushnjes dhe Rrogozhinës edhe Dega e PD Vorë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar Bashkie.
Sipas burimeve në PD, Ymer Marku është emri i propozuar nga demokratët e Vorës.
Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore.
Kandidatët e propozuar nga baza deri tani do t’i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH,që pritet të mblidhet nesër.