Bota

Kush është Joe Biden, Presidenti i ri i SHBA-ve









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 20/01/21 |
mapo.al

Joe Biden ka shërbyer në politikën amerikane prej gati 50 vjetësh. Për dy mandate ai shërbeu si nënpresident i Presidentit Barack Obama.



Para kësaj, votuesit e Delawerit e zgjodhën atë gjashtë herë në senatin amerikan.


Një muaj pas zgjedhjes së tij për herë të parë, gruaja dhe vajza e tij humbën jetën në një aksident me makinë që la dy djemtë e tij të vegjël të plagosur rëndë.




Senatori Biden udhëtonte me trenin Amtrak për 90 minuta çdo natë nga Washingtoni për në Delawer për të qenë pranë djemve. Ndërsa stacioni i trenit Amtrak në Willmington mban emrin e tij.



Biden ka bërë dy operacione në tru për shkak të aneurizmit. Në vitin 2015, kur ishte nënpresident, djali i tij i madh Bo vdiq nga kanceri në tru.


Biden dhe gruaja e tij, Jill, profesore kolegji, jetojnë në Willmington të Delawerit, një qytet me 70,000 banorë, ndërsa nga sot familja Biden do të vendoset në Shtëpinë e Bardhë.

Zv.presidentja e SHBA do të jetë Kamala Devi Harris, një senatore e cila ka përfaqësuar Kaliforninë në Kongresin Amerikan që prej vitit 2017.

1



CLOSE
CLOSE
Pas