Aktualitet

Kush është juristi që u vesh si polic dhe plagosi Begajn, sherri që s’u harrua














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:08 - 31/08/21 |
mapo.al

Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, është shpallur në kërkim nga policia për shkak se akuzohet për plagosjen me armë zjarri të Edison Begajt, ngjarje kjo e ndodhur më 29 maj në Kaninë të Vlorës






Sipas policisë, 36-vjeçari dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri Begajn dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur.


Mësohet se shkak i plagosjes së Edison Begaj është një përplasje që kanë pasur dy personat me njëri-tjetrin në zonën e Lungomares në Vlorë. Të dy, Begaj dhe Prifti janë grindur në një lokal në Lungomare dhe Begaj e ka qëlluar Priftin. Për këtë shkak pak ditë më vonë Prifti ka bërë atentatin.







Pas zbardhjes së ngjarjes Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.




Ngjarja ndodhi pranë banesës së Begajt, ku të pranishëm ishin edhe fëmijët e tij, ndërsa autori ishte i veshur si polic. 41-vjeçari mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij


Edison Begaj është emër i njohur për drejtësinë. Dy javë pas atentatit ai u arrestua, ndërsa me vete iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje. Ndërkohë, pak ditë më vonë ai u la i lirë nga Gjykata e Vlorës.

Por kush është atentatori i Edison Begajt?
Mitri Priftit është një emër i njohur për policinë dhe për drejtësinë. Ai është me profesion jurist, ndërsa në vitin 2016, emri i tij doli në skenë pas një konflikti mes kushëririt të tij Jani Zaka dhe Emiljano Shullazit për një parkim. Në atë kohë thuhet se Mitri Prifti deklaroi në polici detajet nga kërcënimet që kishte marrë ai dhe kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Megjithatë akuzat e tij u tërhoqën dhe pas disa kohësh nga kjo që ndodhi, Mitri Prifti u fol se u largua nga Shqipëria.

LEXO EDHE:

Plagosja e Edison Begajt, policia shpall në kërkim autorin

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas