Mëngjesin e sotëm tre persona vodhën nën kërcënim armësh një sasi parash nga një kambist para banesës së tij në rrugën e “Bilbilave”, Korçë.
Një prej tyre u arrestua teksa u përplas fizikisht me efektivët e policisë. Ndërkohë, dy të tjerët janë shpallur në kërkim.
Por kush është i shënjestruari i autorëve?
Bëhet fjalë për kambistin Shefqet Muço, i cili, sipas raportimeve, është grabitur për të disatën herë – 2 herë në banesë dhe 1 herë tek biznesi që posedon.
Puan vijon për identifikimin dhe kapjen e të arratisurve. Sakaq, i prangosuri raportohet se ndodhet në spitalin e Korçës përtë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për plagët e marra gjatë konfrontimit fizik me efektivët.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 11.01.2021, rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”, Korçë, tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Sh. M., me profesion kambist, një sasi lekësh para banesës së tij.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë, bëri të mundur ndalimin e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, i cili ndodhet aktualisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pasi ka marrë lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, ku ka tentuar të shmangë kapjen nga ana e tyre.
Ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës si edhe po kryhen veprime të tjera hetimore, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXO EDHE:
Korçë – Grabitet me armë kambisti, në pranga 1 person, kërkohen bashkëpunëtorët