Si gjithmonë e pëlqyer dhe shumë e ndjekur, çdo lëvizje e Kim Kardashian është në vëmendjen e publikut dhe mediave rozë që e komentojnë atë.
Ylli i televizioneve amerikane Kim Kardashian ka treguar së fundmi se i pëlqejnë shumë shqiptarët.
Prej 10 vitesh bukuroshja amerikane po bashkëpunon me një shqiptar, grimierin e famshëm Mario Dedivanovic.
Më herët Kim, gjithashtu ka treguar se një prej këngëve të këngëtares kosovare , Era Istrefit ‘Bon Bon’ ishte një nga më të preferuarat e saj. Së fundmi ajo, ka treguar edhe simpatinë mbi këngëtaren shqiptare Bebe Rexha.
Në një foto të këngëtares me origjinë shqiptare BebeRexha , e publikuar nga grimieri Mario, Kim ka shkruajtur “E mrekullueshme”.
Ky koment e ka bërë shumë të lumtur këngëtaren e cila me anë të një postimi në InstaStory shkruan: ‘Kur Kim të thotë që je e mrekullueshme.”