Aktualitet

Kush është këshilltarja që mund të ketë infektuar presidentin Donald Trump? (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 02/10/20 |
mapo.al

Presidenti amerikan Donald Trump komunikoi sot se, së bashku me të shoqen, Melania, është prekur nga koronavirusi. Një ditë më parë, Trump bëri me dije se do t’i nënshtrohej tamponit pasi ndihmësja e tij, Hope Hicks rezultoi me Covid-19.


Hicks ishte me Trump në  Cleveland, Ohio për debatin e parë presidencial me kandidatin Joe Biden,  dhe në Minnesota për tubimin e së mërkurës.


Ajo fluturoi bashkë me presidentin amerikan dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner,  me helikopterin presidencial Marine One.



Mendohet se përgjatë këtij udhëtimi është infektuar Trump, i cili ia ka transmetuar më pas Melanisë.


Kush është Hope Hicks?


Shefja e zyrës së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, ka qenë dikur ish-modele për Ralph Loren. E diplomuar për letërsi angleze në Southern Methodist University, 31-vjeçarja ka lindur në Greenwich në Connecticut.

Lexo edhe :  Preket nga koronavirusi djali i madh i Donald Trump

Deri më tani, Hicks është përfshirë në dy polemika të rëndësishme të presidencës amerikane, për hetimet në zgjedhjet e 2016-ës, si dhe në akuzat e abuzimit kundër shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, Rob Porter.

<
>
042726034-77b312bc-c95e-43ce-b2a4-b658ed00ae0b 083530116-f88d4972-d061-4551-9aef-446dca166d1b-Copy-Copy 083529912-717777bc-6229-4236-b364-d527d9182e31-Copy-Copy 083529687-6ddcef17-16cf-4bbb-9a09-38193aca7532-Copy-Copy 083530271-9aa8fcae-d7b5-4a65-94b6-c804709a47a6-Copy-Copy download (4) download (3) images (2) cb7fcefdefb0a6a597f48c14af73cd89


Etiketa: ,

Pas