Kryesore

Kush është kryeministri i ri grek dhe ç’premton partia fituese





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:13 - 07/07/19 |
mapo.al

Partia opozitare greke, Demokracia e Re, pritet të fitojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend. Kështu sugjerojnë sondazhet e para. Partia e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis mund të fitojë nga 38 deri në 42 përqind të votave. Kurse partia Syriza e kryeministrit në largim, Alexis Tsipras do të fitojë nga 26.5 deri në 31.5 përqind.


Kjo do i japë shumicën e duhur Demokracisë së Re, pasi fituesi merr 50 vende ekstra në parlament. Sondazhet e para thonë se edhe partia e majtë MeRA25, e ish-ministrit të financave, Yanis Varoufakis, mund të kalojë pragun elektoral. Këtë prag mund ta kalojë edhe Agimi i Artë dhe një parti pro-ruse, e quajtur Zgjidhja Greke.


Çfarë premton Demokracia e Re?


Demokracia e Re ka premtuar se do të ulë taksat dhe do të privatizojë shërbimet në vend. Greqia vazhdon akoma të vuajë pasojat e krizës financiare të vitit 2008. Papunësia në vend mbetet e lartë sidomos tek të rinjtë. Demokracia e Re mendohet se ka arritur të marrë mjaft mbështetës mes të rinjve nga mosha 18 deri 24 vjeç.


Kush është kryeministri i ri?

Kryeministri i ri vjen nga një dinasti e vjetër politike në Greqi. Ai është djali i ish-kryeministrit Konstantinos Mitsotakis. Motra e tij, Dora Bakoyannis ka qenë kryebashkiake e Athinës dhe më vonë u bë ministre e Jashtme. Megjithatë, kryeministri i ri ka premtuar se do të luftojë nepotizmin. Ai është shkolluar në Stanford dhe Harvard në SHBA.

Njëherë ai ngjalli shumë debat kur deklaroi se adoleshentët që duan t’i nënshtrohen ndryshimit të gjinisë, e bëjnë këtë pasi u kanë thënë alienët. Për këtë pati kritika. Të drejtën e votës në Greqi e kanë 10 milionë banorë, ndërkohë që në këtë vend jetojnë vetëm 11 milionë njerëz. Megjithatë, më shumë se tre milionë grekë jetojnë jashtë vendit, kryesisht në SHBA.


Etiketa: , , , , ,

Pas