Rudina Dembacaj shpesh herë gjendet në qendrën e vëmendjes në mediat rozë për shkak të historive të dashurisë. E ftuar në emisionin “Why Not”, moderatorja u përball me pyetjen nëse flet me Eduartin, të fejuarin e parë, për të cilën u përgjigj: “Kush është ky? Unë s’jam mirë me memorien fare, mbaj mend vetëm numra”.
Lidhja e parë që u bë publike ishte me regjisorin Eduart Grishaj, i cili tani është në lidhje me moderatoren Arbana Osmani dhe së shpejti do të bëhet baba. Historia e dyshes Rudina- Eduart zgjati 4 vite duke shkuar në fejese në vitin 2011 por asnjëri prej tyre nuk ishte i famshëm në atë kohë.
Pas historisë me Eduartin, Rudina Dembacaj pati një martesë me Aleksandër Varfaj, me të cilin ka dhe një vajzë. Edhe kjo histori mori fund vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, Dembacaj konfirmoi se është në lidhje me ish-deputetin Mark Frroku.