Një mjek ka rënë aksidentalisht pre e dhunës teksa ishte në orarin e punës. Bëhet fjalë për mjekun e urgjencës në Spialin rajonal të Durrësit, Gerald Kola. Burimet thanë se ai ka ndërhyrë për të ndarë dy pacientë që kishin mbërritur në urgjencë në gjendje të dehur.
Njëri prej personave të përfshirë në konflikt e ka goditur mjekun me tullë. Ai ka pësuar lëndime dhe për pasojë ka zënë vete shtratin e pacientit. Mësohet se mjeku është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka ndaluar dy personat e përfshirë në sherr me pasojë plagosjen e mjekut.