Shpeshherë vende si Senegali, konsiderohen si të “botës së tretë” nga ana e shqiptarëve.
Megjithatë shembulli konkret dhe leksioni që japin këto vende për Shqipërinë dhe për të gjitha shtetet e tjera nga Botërori i Rusisë, është sjellja në mënyrë qytetare.
Në orët e fundit janë bërë virale në rrjetet sociale mënyra sesi tifozët e Senegalit pastrojnë shkallët e stadiumit në të cilin ishin ulur për të parë takimin, për të mos lënë asnjë papastërti të mbartur që u shkaktua nga vetë ata.
E teksa tifozët shqiptarë nuk e mendojnë dy herë për të shkulur stolat dhe për t’i hedhur në fushë në shumë raste, si për të shfryrë në një moment gëzimi në fitore, apo hidhërimi pas një humbje, shembuj të tillë na shërbejnë për të na treguar se “bota e tretë” përfaqësohet ndoshta edhe nga vende si Shqipëria, por kurrsesi nga Senegali. /vipsport.al/