Aktualitet

Kush është një ndër kritikët më të mëdhenj të Bes Kallakut? Rrëfehet aktori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:44 - 17/03/21 |
mapo.al

Aktori i humorit, Bes Kallaku ishte i ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Ai tregoi më shumë rreth spektaklit më të ri të humorit “Kosherja”, ku ai bën pjesë si dhe tregoi se kush është një ndër kritikët e tij më të mëdhenj. Besi tregoi se këtë rol e luante gjyshje, të cilën ai në humor e cilësoi si një “Andi Bushati” të dytë.






“Më tepër i kushtoj vëmendje thumbave, sesa ‘vdektë nona për ty, na ke knaq’. Ija është një ‘Andi Bushat’ e imja në karrierën time. Është shumë e saktë, e thotë troç. Kur sulmohesh dihet se je mirë, po bën diçka të mirë. Në këtë vend fatkeqësisht nuk duhet të bësh asgjë që njerëzit të mos merren me ty, dhe në moment që bën diçka të mirë, do fillojnë të gjejnë senet e veta.


Në jetën time, kam dy gjëra ose do punosh ose do shkarkosh, do merresh me tjetrin. Kam zgjedhur të paktën të bëj diçka çfarëdo qoftë: një film, showman, një këngë. Njeriu duhet të bëjë diçka çfarëdo qoftë dhe t’i lëmë të tjerët të flasin”, tregoi ndër të tjera Bes Kallaku.





Së fundmi aktori i humorit ka treguar detaje përsa i përket jetës personale në skenën e “Kosherja”. Ai ka dialoguar me kolegen e tij Jona Spahiun, dhe është shprehur me humor se për femrat nuk mjafton vetëm festa e 8 Marsit, pasi dhurata marrin për çdo ditë.



“Dhuratë ne kemi për çdo ditë. Po dhurata për Ajkën, dhurata për Xhensilën, pastaj se ç’keni gjetur ketë shprehjen që ne na mjafton një tufë me lule. Në mëngjes e thoni këtë se në darkë pastaj thoni po për ndonjë dhuratë nuk u kujtove”, Besi u përgjigj me batutat që e karakterizojnë.



1


Etiketa:

Pas