Kronika

Kush është personi i rrezikshëm,i dënuar për vrasje që shiste drogë




               Publikuar në : 22:55 - 15/03/19 |
mapo.al

Policia e Tiranës, nën operacionin e koduar “Lapraka” arrestoi pasditen e sotme tre persona që shisnin heroine e kokainë. Ndër personat e arrestuar ishe edhe 45-vjeçari Altin Koçin, i cili sipas policisë rezultonte i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë me pasojë vdekje.


Kjo vrasje ka ndodhur në vitin 1995, krim për të cilin Koçi u dënua me 15 vite burg. Por, ai është arrestuar sërish, vetëm pak kohë pas përfundimit të dënimit, për armëmbajtje pa leje, ku ju gjet një pistoletë “TT”. Kanë qenë forcat e njësisë “Shqiponja” që kanë bërë të mundur ndalimin e më pas arrestimin e Altin Koçit, pasi kanë parë lëvizjet e dyshimta të një motori me ngjyrë të kuqe tip “Yinxiang”, me targë AL 037, përgjatë Bulevardit “Bajram Curri”.

Një makinë e “Shqiponjave” i është vënë pas motorit dhe në momentin që i është afruar ish-ekspozitës “Shqipëria sot”, duke tentuar të futej në një prej rrugicave pranë saj, efektivët e kanë ndaluar. Fillimisht i dyshuari ka kryer një manovër për t’iu shmangur efektivëve të Policisë, por më pas është bindur të ndalojë, pasi është ndjekur për disa metra. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se në momentin e ndalimit, efektivët kanë kryer kontrollin fizik të tij dhe të motorit me të cilin lëvizte.

Në një çantë të zezë që ai mbante në krah është gjetur një pistoletë “TT”, me një krehër me 7 fishekë, të cilën ai e mbante pa leje. Menjëherë është kryer arrestimi në flagrancë i tij dhe është transportuar në Komisariatin nr.3, ku kanë nisur të kryhen veprimet hetimore.

Burimet të gazetës “Panorama” thanë se i arrestuari Altin Koçi, konsiderohet se person me rrezikshmëri të lartë dhe dyshohet se ai po përgatitej të kryente një krim, grabitje ose vrasje. Megjithatë ai nuk ka pranuar të japë shpjegime se përse e mbante pistoletën me vete, duke u mjaftuar vetëm me fjalët: “E kam për vetëmbrojtje”. Të njëjtat burime thanë se Koçi ka qenë i dënuar me 15 vjet burg për një grabitje me pasojë vdekjen e një personi, ngjarje e ndodhur në Tiranë, në vitin 1995.

Lexo edhe

Operacioni “Lapraka”, 3 të arrestuar në Tiranë


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas