Operacioni antidroge ka pasur edhe nje dekonspirues nga radhet e uniformave blu. Sipas dosjes së Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bledar Koçi, punonjës në Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Fierit, ka ndihmuar anëtarët e grupit kriminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi, duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e punës së tij.
Prokuroria thotë se ka të dhëna se personi në fjalë ka pasur informacion për shkak të detyrës dhe ka mbajtur të informuar për lëvizjet e organeve hetimore shtetasin Hajri Seferi dhe anëtarët e grupit të tij.
Pajisja më pas u zbulua nga të dyshuarit, disa ditë pasi ishte vënë dhe për këtë arsye Policia u detyrua ta çinstalonte.