Vetëm dy nga tre prokurorë firmosën sot për marrjen nën akuzë të kryedemokratit Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe financierit, Ilir Dervishi, për çështjen e lobimit në SHBA.
Burime pranë Prokurorisë së Tiranës bëjnë të ditur se prokurori Kol Hysenaj nuk ka pranuar të hedhë firmën në dosjen që iu përcoll Gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako janë dy prokurorët e tjerë të cilët kanë firmosur kërkesën që i kërkon Gjykatës marrjen të pandehur të tre funksionarëve të PD. Ata akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave.
Kjo akuzë, e artikuluar më tepër mediatikisht, duket se ka qenë motiv për prokurorin me përvojë, Kol Hysenaj, që të refuzojë të çojë në Gjykatë kryedemokratin dhe dy zyrtarët e tjerë të PD.
Nga ana tjetër, Prokuroria pushoi hetimet për veprën penale të pastrimit të parave.
LEXO EDHE:
Lobimi i PD/ Akuza që mbetet nga Prokuroria, “falsifikim stampash”