Zbulohet identiteti i pronarit të mjetit të djegur qëllimisht në Durrës.
Bëhet fjalë për Robert Xhangolin, një biznesmen i njohur në qytetin bregdetar, që ka në pronësi disa furgonë dhe autobusë pasagjerësh.
Makina tip “BMW” u dogj me benzinë në katin e parë të banesës së tij nga dy persona, të cilët janë filmuar nga kamerat e sigurisë.
Në pamjet filmike, ata duket teksa i lënë bidonat me lëndë djegëse në tokë.
Mendohet se biznesmeni Xhangol mund të jetë në konflikt të hershëm. Sakaq, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve; nga bidonat pritet të dalin gjurmët e gishtërinjve.
Po ashtu dyshohet se pas autorëve fshihet tjetërkush, personi me të cilin ndodhet në konflikt biznesmeni.
LEXO EDHE:
Digjet “BMW” në Durrës – Autorët filmohen nga kamerat me bidona benzine