fbpx

Aktualitet

Kush është Sali Skura, shefi i policisë i njohur edhe për kanabisin





               Publikuar në : 20:42 - 17/06/19 |
mapo.al

Sali Skura është një nga personat që u zbulua nga 16 përgjimet e publikuara nga Bild në lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”. Skura, shef policie në Kamëz, dëgjohet teksa flet me ‘shefin’ e përgjimeve, Arben Keshin dhe shqetësohet lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.


Por kjo nuk qenka hera e parë që Sali Skura ka shkelur ligjin. Në një shkrim të publikuar nga Gazeta Shekulli në vitin 2016, Skura është një nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që kontribuoi në kanabizimin e vendit. Në artikull thuhet se shefi i policisë është i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017 dhe merrte urdhra nga ‘lart’.



Sali Skura ishte një nga emrat e 128 emra drejtorëve, shefash policie, inspektorë dhe oficerë policie të dyshuar për përfshirje në krime të lidhura më drogën, shumica në drejtoritë rajonale të policisë në të gjithë vendin, si Berat, Delvinë, Dibër, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë dhe në komisariatet që vareshin prej tyre.


Gazeta Gjermane “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama.

Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

LEXO EDHE:

SHKRIMI I PLOTE: Përgjimet dëshmojnë se qeveria manipuloi zgjedhjet


Etiketa:

Pas