Aktualitet

Kush është shoferi nga Babrruja në Tiranë, që u kap me 38 kg heroinë në Durrës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:12 - 18/05/20 |
mapo.al

Një sasi rekord heroine është zbuluar në Portin e Durrësit nga policia. 38 kg drogë e fshehur poshtë sediljeve të një kamioni që transportonte dy skafe, është zbuluar pas skanimit.


E ndarë në 68 pako, heroina kishte destinacion Italinë dhe dyshohet se pas këtij rasti të trafikut të drogës, qëndron një grup i fuqishëm kriminal.


Në pranga ka rënë 49-vjeçari Dhimitër Zyka. Ai banon në Babrru dhe punon prej kohësh si shofer kamioni. Nuk dihet nëse Zyka ka patur informacion për drogë, por është vendosur në pranga nga policia.


Për sasinë e heroinës ka nisur një hetim i thelluar se nga u nis kamioni, por edhe kush i transportonte dy skafet drejt Italisë.


Nëse do hidhej në treg, heroina do kapte një vlerë rreth 1 milionë euro.

 

LEXO EDHE:

Zbulohen 38 kg heroinë në Durrës, e fshehur brenda kamionit


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas