Aktualitet

Kush është shqiptari që qëlloi 12 herë me thikë moldaven (EMRI)






               Publikuar në : 19:25 - 04/09/19 |
mapo.al

Është identifikuar shqiptari 28-vjeçar që qëlloi 12 herë me thikë nje grua moldave, në Itali. Ai është Roland Bushi, dhe sipas mediave italiane dyshohet se kishte një romancë me moldaven. Mendohet se ata kanë bërë një sherr verbal, dhe pas sherrit i riu e qëlloi mizorisht me thikë duke e plagosur rëndë.


Ngjarja ka ndodhur në banesën e gruas, e cila jetonte me motrën dhe nënën. Mediat italiane thonë se pas krimit, qeni i moldaves iu sul shqiptarit për ta kafshuar.



Gruaja 33-vjeçare nga Moldavia ka marrë plagë në stomak dhe po kurohet në spital. Ndërkaq, burri nga Shqipëria u arrestua nën akuzën e tentativës së vrasjes.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas