Aktualitet

Kush është tutori që u arrestua sot, më 2017 mori peng këngëtarin e tallavasë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 22/05/20 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar sot 39 vjeçarin Adrian Mykaj, (Adrian Uka), i cili akuzohet për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni.


Ai është një emër i njohur për policinë dhe cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë kriminale.


Mykaj ra sot në prangat e Policisë, pasi pasi shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës.


Më 6 janar të 2017, Adrian Uka bashkë me Elton Moriseni, morën peng këngëtarin e tallavasë, Ardian Kazanxhi.


Pasi e futën me forcë në makinë, ata i thanë këngëtarit se e donin për të luajtur muzikë dhe për të kënduar për ta në Laprakë,  në një lokal nate.

Por pasi luajti disa orë muzikë ai kërkoi të largohet dhe të paguhet. Por si kundërpërgjigje mori grushte e shkelma nga të dy.

Kazanxhi i denoncoi në komisariatin nr.3 dhe policia arrestoi Adrian Ukën, i cili tha se ishte konfliktuar me te pasi i kishte ngacmuar të dashurën. Por ky pretendim u hodh poshtë nga 30-vjeçari.

 

LEXO EDHE:

Tiranë/ Shfrytëzonte një vajzë për prostitucion dhe do e çonte në Belgjikë, arrestohet


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas