Aktualitet

Kush është ushtari i Bajrave që u kap me pistoletë. Masakra në lokal







               Publikuar në : 15:35 - 14/08/19 |
mapo.al

Sadetin Erkoçeviq është arrestuar mbrëmë pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë. 28-vjeçari ishte në kërkim, pasi është dënuar me 20 vite burg për vrasje (në mungesë) dhe sipas policisë mbrëmë dyshohej se do të kryente një tjetër vrasje.


Sadetin Erkoçeviq njihet edhe si bashkëpunëtor i ngushtë me bandën e Bajrave në Shkodër dhe dyshohet si vrasës me pagesë, raporton TCH.

Dënimi

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Më datë 10.05.2014, në një lokal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter.

Masakra në lokal në 2014

Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zus, në Shkodër, kishte shkuar i ndjeri Indrit Ylli se bashku me kushëririn e tij, Ervin Ylli, dhe një shokun e tij, Fabian Hoxha. Në këtë lokal, më pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri (Mollaj), së bashku me shokun e tij, Altin Haxhi. Shtetasi Jetmir Beqiri (Molla) është kushëri me të ndjerin Indrit Ylli dhe me shtetasin Ervin Ylli.

Ata janë takuar në lokal dhe kanë shkëmbyer pije me njëri-tjetrin. Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Ylli është çuar së bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kanë filluar të kërcejnë në mes të lokalit.

I ndjeri Indrit është afruar tek tavolina, ku qëndronte Elion (Esmeraldo) Hato, së bashku me shokët e tij dhe ka marre nga tavolina e tyre një balerinë për të kërcyer me të.

Në këtë moment, mes të ndjerit Indrit Ylli dhe shtetasit Sadetin Erkoçeviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”, ka filluar një debat lidhur me balerinën, debat që ka përfunduar në përdorimin e armëve.

Lexo edhe:I dënuar me 20 vite, shkodrani kapet duke tentuar vrasjen e radhës

*Në video është momenti kur Erkoçeviq dërgohet në ambientet e policisë.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas