LEZHË – Amelda Elezi është 21-vjeçarja nga Vlora e cila u arrestua në 2 prill bashkë me vëllain e saj, Armand Lukani, pasi u kapën me tre bomba të telekomanduara në automjet. Ata po udhëtonin nga Vlora për në Lezhë në momentin kur u ndaluan nga policia për kontroll. Në kërkim u shpall bashkëshorti i Almedës, Esmerald Elezi, 27 vjeç me banim në Vlorë, i cili është i dënuar më parë.
Mes lotëve të motër e vëlla, por edhe babait të tyre që priste jashtë Gjykatës, dy të rinjtë u njohën me masën e sigurisë. Vendimi i Gjykatës së Lezhës ishte arrest shtëpie për Ameldën, ndërsa vëllai i saj mbeti në burg. Amelda është shtatzënë në pritje të një fëmije dhe Gjykata ka vlerësuar këtë fakt duke dhënë ndaj saj një masë lehtësuese.
Babai i tyre, Ilmi Lukani, shpërtheu në lot, teksa shihte dy fëmijët në pranga dhe të shoqëruar nga forca të shumta policie. Ai iu drejtua të birit me fjalët “Çfarë më bëre o bir”?!.
LEXO EDHE:
U kapën me bomba telekomandë, motër e vëlla të përlotur në Gjykatë