Aktualitet

Kush është viktima e ekzekutimit mafioz në Shkodër (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:41 - 28/11/20 |
mapo.al

Personi që shikoni në foto, është Ritvan Ramazani, 46 vjeç, i njohur ndryshe si i forti i Shkodrës që u ekzekutua sot në mënyrë mafioze në makinën e tij në zonën e Dajçit.



Ramazani u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi.


Viktima raportohet se është person me precedent penalë si edhe autor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura gjatë viteve 2008-2009.




Ai po udhëtonte me automjetin e tij kur u qëllua për vdekje nga dy persona të cilët u larguan me motor nga vendi i ngjarjes.



Edhe pse në zonë ka pasur kamera sigurie, burime të policisë thanë se ato nuk kanë funksionuar në momentin e ngjarjes dhe nuk është regjistruar asgjë.


LEXO EDHE: 

VIDEO/ ‘Shoshë me plumba’ si u ekzekutua brenda BMW-së luksoze ‘i forti’ i Shkodrës

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas