Aktualitet

Kush është ‘Xubi’ i Yzberishtit në kërkim për plagosjen në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:32 - 26/09/19 |
mapo.al

Dje në mbrëmje në Yzberisht, Tiranë, u plagos në dorë 24-vjeçari D.V., banues në Tiranë. Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen, ndërkohë që ka arrestuar Iljaz Avdillarin, 24 vjeç me precedent penal. Gjithashtu është shpallur në kërkim kushëriri i tij Fatmir Avdillari, i njohur si ‘Xubi’ I Yzberishtit. Në banesën e këtij të fundit u gjetën dy thika.






Fatmir Avdillari së bashku me vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.


Fatmir Avdillari ka qenë dënuar me 12 vjet burg. Ai doli në vitin 2008 nga qelia, dhe një vit më vonë, në 11 prill 2009 ekzekutoi Ardian Tahirin. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave.

Lexo edhe :  Veliaj bën premtimin e madh:Tirana do jetë epiqendër e të rinjve






Ndërkohë që vëllai i ‘Xubit’ Ilir Avdillari ka qenë dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.



1




Etiketa: , , , , ,

Pas