Lorenc Hatia është zjarrfikësi i cili dhunonte dhe torturonte gruan e fëmijët e tij, i cili është arrestuar në Tiranë. Policia e arrestoi pasi fëmijët kishin telefonuar në numrin 112 dhe kanë kërkuar ndihmë pasi babai po i dhunonte dhe i troturonte. Lorenc Hatia rezulton se është një zjarrfikës i njohur në Tiranë. Hatia është shpallur “hero” nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Në një positim në rrjetet sociale Veliaj vlerëson punën e Lorenc Hatias. Duket se nga një hero, Lorenc Haia dhunonte gruan dhe fëmijët, madje sipas Policisë ai edhe i torturonte ata.
Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:
SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses për dhunë në familje
SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”.
Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.
Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA.
Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes.
Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
pa qen moster ranma e veliaja nuk te punsojn,a nuk isjin keta qe punsuan roshin,frroket,doshin,ndoken,rrahman rrajen,tahirin,xhafen,artur bushin,pjerdh e dhin ndreun,sadri abazin,policin bajrakurti,etj,etj pa find funderrina.