Bota

‘Kush guxon, fiton’: Heroi i SAS vret i vetëm terroristët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 06:59 - 17/01/19 |
mapo.al

Mund të keni parë e dëgjuar për ta nëpër filma. SAS është një njësi speciale e ushtrisë britanike, të famshëm për reputacionin e tyre si komando të jashtëzakonshëm. Motoja e tyre është: Kush guxon, fiton. Kushdo që i ka përballë e di sa të frikshëm janë njerëzit e SAS.



Një prej tyre u tregua hero i vërtetë në Kenia, pasi vrau terroristët që sulmuan një kompleks hotelor në kryeqytetin e vendit, Nairobi. Komandoja i SAS ishte në një mision për të trajnuar forcat speciale të Kenias kur katër terroristët sulmuan kompleksin.


Një prej tyre shpërtheu një jelek vetëvrasës, duke lënë të vdekur 14 persona, mes tyre edhe një britanik. Sulmi u orkestrua nga grupi militant islamik Al-Shabaab.




Atëherë komandoja i SAS hyri vetë në aksion, raporton The Sun. Pamjet tregojnë momentet kur i armatosur dhe me xhinse e atlete, me fytyrën e mbuluar me maskë, ai niset në mision i vetëm. Një burim tha se ai qëlloi disa herë.



“E sigurt është që i qëlloi objektivat e tij- një SAS nuk del kurrë huq. Ai është anëtar prej shumë kohësh i regjimentit SAS, nuk ka dyshim se veprimet e tij shpëtuan jetë”.


Më vonë në aksion erdhën edhe forcat amerikane të Navy Seals.

Presidenti kenian tha se sulmi ka mbaruar tashmë dhe atentatorët janë eliminuar. 14 persona u vranë, por 700 të tjerë u evakuuan në siguri prej kompleksit DusitD2.

<
>
SAS1 SAS2 SAS3 SAS4 SAS5 SAS6 SAS7 SAS8 SAS9
1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas