Saturday, June 10, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kush ishte James Bulger, gangsteri që frymëzoi dhjetëra filma të Hollivudit

by mapo.al
10/12/2021
in Bota, KMR
0

Gangsteri me famë botërore, James ‘Whitey’ Bulger Jr. është vrarë në qelinë e burgut pak pasi ishte transferuar në një burg federal në Virgjinian Perëndimore. Ai ishte 89 vjeç.

Bulger ishte transferuar të martën në Hazelton, një burg i sigurisë së lartë. Ai u vra gjatë natës brenda në burg. Një i burgosur tjetër, me lidhje me mafian, është duke u hetuar për vrasjen.



FBI thotë se Bulger ka qenë informator i tyre që nga viti 1975, por ai i ka mohuar vazhdimisht këto pretendime.

Bosi i krimit të organizuar në Boston ishte dënuar në vitin 2013 për vrasjen e të paktën 11 personave dhe po kryente dënimin me burgim të përjetshëm. Ai ishte në listën e personave më të kërkuar për 16 vite derisa u arrestua në vitin 2011 në Santa Monika të Kalifornisë.

Në burgun ku u krye vrasja e tij, ka pasur tre vrasje brenda tre muajsh. Stafi thotë se kjo ka ndodhur për shkak se nuk kanë shumë persona në punë.

Historia e jetës së tij ishte kaq befasuese, sepse nuk njihej vetëm si një gangster, por edhe si një Robin Hood i krimit. Fama e tij si kriminel frymëzoi dhjetëra filma të Hollivudit si ‘Departed’ apo ‘Black Mass’.

Bulger lindi në Boston në vitin 1929 në një familje emigrantësh irlandezë. Ai u arrestua kur ishte 14 vjeç. Më pas nisi të drejtonte një grup rruge, të quajtur Shamrocks.

Policia nisi ta quante ‘Whitey’ për shkak të flokëve bionde. Bulger thuhej se e urrente këtë pseudonim, por vendosi ta mbante. Pasi shërbeu për pak kohë në Forcat Ajrore, ai kreu dënimin e parë me burg në vitin 1956 për grabitje të armatosur dhe akuza për vjedhje kamionësh.

Djali i një prej viktimave të tij tha se ai ishte i lumtur që dëgjonte lajmin se ai kishte vdekur.

Kur u kap në vitin 2011, atij iu gjet një thes me para në apartamentin e tij. Ai u dënua në gusht të vitit 2013 për 11 vrasje dhe shumë akuza të tjera. Dënimi ishte dy burgime të përjetshme plus pesë vite.

Bulger e urrente burgun dhe kishte bërë shumë krime për ta shmangur, duke vrarë dëshmitarë, korruptuar drejtësinë dhe duke jetuar në arrati prej 16 vitesh.

Por në fund ishte një mesazh nga një ish-mbretëreshë bukurie islandike që çoi në arrestimin e tij në një apartament në Santa Monika, ku jetonte me të dashurën. Ish-Miss Islanda fitoi 2 milionë dollarë për këtë informacion.

Bulger dhe banda e tij ishte përfshirë në dy dekada në shumë krime, përfshi huadhënie të paligjshme, kumbar, zhvatje, trafik droge dhe vrasje.

Prokurorët thanë se ai kishte mbytur dy gra me duart e tij përpara se të torturonte një burrë dhe ta vriste duke e qëlluar në kokë me automatik.

Një nga anëtarët e grupit të tij pati deklaruar: “Bënim miliona përmes gjobëvënies dhe zhvatjes. Nëse dikush na kallxonte, e vrisnim. Nuk ishim djem të mirë. Merrnim atë që donim”.

Bulger ishte mik me një agjent të FBI, të cilin e kishte njohur kur ishin fëmijë. Mendohet se gangsteri ishte edhe informator i FBI, edhe pse e ka mohuar këtë akuzë. Miku i tij në FBI është dënuar për ryshfet, vrasje, zhvatje etj.

“Ai është një vrasës sociopat,” pati deklaruar detektivi që e hetoi. Bulger nuk pranoi të dëshmonte në gjyq, duke thënë se ai ishte fals.

Tags: burgugansgteriHistoriaJames Bulgerjeta

JU SUGJEROJME

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu
Bota

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu

14/02/2023
Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh
Bota

Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh

13/02/2023
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë
Bota

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë

13/02/2023
Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë
Bota

Numri i viktimave arrin në mbi 37.000, por ka dhe mrekulli, shpëtohen disa persona në Turqi

13/02/2023
Next Post
Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e Trumpit për të mos dorëzuar të dhënat për sulmin e 6 janarit

Gjykata e Apelit refuzon kërkesën e Trumpit për të mos dorëzuar të dhënat për sulmin e 6 janarit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In