Aktualitet

Kush ishte Nehat Kulla, uljet dhe ngritjet e “Gjeneralit”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:18 - 16/06/20 |
mapo.al

Nehat Kulla njihej si kapoja që vepronte në Tufinë të Tiranës. Bëhet fjalë për grupimet që u krijuan gjatë viteve 1997-1998.


Duke qënë se ruajti me familjarë dhe “ushtarë” të tij repartin “Xhenios”, dhe qarkullonte me një shevrolet ushtarak, mori nofkën Gjenerali. Shihej nga banorët e zonës, si një person me shumë influencë.


Kulla, gjatë vitit 1997, krijoi edhe një komisariat të mirëfilltë policie, kohë kjo kur shteti kishte rënë. Ai u garantonte qetësinë banorëve të Tufinës dhe Kinostudios dhe askush nuk guxonte të kalonte në territorin ku vepronte ai dhe banda e tij.


Harta ku ai kishte shtrirë ndikimin e tij ishte e pacënueshme. Banda e Kullës njihet për shumë krime të frikshme të ndodhura në atë kohë dhe ai është akuzuar jo rrallë edhe për gjobvënie.


Në media kanë dalë foto teksa ia pozon me armë. Lidhjet e tij politike ishin me të majtën. Sali Berisha e ka denoncuar disa herë dhe kur erdhi në pushtet, edhe e arrestoi.

Kulla ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga burgu.

Një prej momenteve të vështira të Nehat Kullës, ishte kur u ndalua dhe u dhunua në Elbasan, nga komisari Koseni, i famshëm në atë kohë për aplikimin e metodave të ashpra policore.

“Gjenerali” ishte bërë edhe personazh publik, pasi ka dhënë intervista edhe për media të huaja.

LEXO EDHE: 

Lajmi i fundit/ Ndërron jetë “gjenerali” Nehat Kulla


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas