Kryesore

Kush ja mbylli derën OSBE-ODIHR? E zbulon Kapexhiu








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:17 - 16/09/20 |
mapo.al

Në numrin e sotëm të gazetës Mapo, Bujar Kapexhiu ka treguar me stilin e tij unik, se kush po mbyll derën për OSBE-ODIHR, pas kërkesës së Opozitës, që të merret mendimi I tyre për çështjet për të cilat nuk bihet dakort mes palëve, në Këshillin Politik.


Opozita, kishte parashikuar që Këshilli Politik, të mblidhej sot, ku zyrtatisht të vendosej që për pikat ku ka mosmarrëveshje, të merret ekspertiza e OSBE-ODIHR. Një nga këto pika është përshembull edhe ajo e koalicioneve parazgjedhore, të cilat Rama kërkon ti ndalojë.


Ky opsion i Opozitës është refuzuar nga qeveria. Gjiknuri ka reaguar që mbrëmë, duke mos pranuar kërkesën, po ashtu edhe takimin për sot.


Kërkesa e Opozitës, erdhi pas një konsulte që kreu i PD pati me ambasadorët e BE dje në zyrë.


Eshtë interesante që Rama të refuzojë praninë e OSBE në këto bisedime, duke qënë se ai është aktualisht kryesues i kësaj organizate.


Mirëpo, është e qartë se përse Rama nuk e dëshiron mendimin e OSBE-ODIHR në këtë rast. Sepse këto institucione nuk mund të jenë në favor të ndryshimeve të njëanshme pak muaj para zgjedhjeve, aq më tepër kur edhe është dekretuar data e votimit, që është 25 prilli i vitit të ardhshëm.

Me viralen e sotme, Kapexhiu nuk harron të kujtojë se njëri nga ata që ka mbyllur derën për OSBE-ODIHR, ka në supe edhe peshën e krimit elektoral të Dibrës, që është dosja 184.

LEXO  EDHE:

Koment/ Kryesuesi i OSBE gati të flasë me Lukashenkon, po jo me opozitën


Etiketa: , , ,

Pas