Aktualitet

Kush janë 3 kandidatët që mund të marrin drejtimin e SPAK





               Publikuar në : 13:50 - 10/12/19 |
mapo.al

Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani janë 3 kandidatët që kërkojnë të marrin drejtimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).


Në ditën e fundit për të aplikuar, 3 kandidatët kanë paraqitur kërkesën ku shprehin vizionin për një Prokurori të Posaçme Antikorrupsion funksionale dhe efektive.



Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, të cilët ashtu siç ndodhi edhe me Prokurorin e Përgjithshëm, do ti nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin platformën e tyre.


Pas marrjes së detyrës kreu i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e Byrosë Kombëtarë të Hetimit, strukture kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK. Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda.


Etiketa: , , ,

Pas